Këngëtarja e mirënjohur Taylor Swift parlajmëron albumin e saj të ri. Por ajo këtë e ka bërë në një mënyrë të veçantë. Ajo fillimisht fshiu të gjitha postimet në llogaritë e saj ndërsa në fillim të javës këngëtarja publikoi tre video të një gjarpri, derisa me to u publikuar edhe lajmi i shumëpritur për albumin dhe këngën e re.
Taylor Swift do të publikojë singlin e parë të albumit të saj më të ri “Reputation”, pikërisht të enjten në mbrëmje. Në vitin 2015 ajo pati publikuar albumin e titulluar “1989” me të cilin fitoi çmimin ‘Grammy’.