Taulant Xhaka nuk i ka shpëtuar dënimit nga Federata Zvicerane e Futbollit. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare është pezulluar me 4 ndeshje mos lojë.
Ky dënim i erdhi nga Komisioni i Disiplinës pas veprimit josportiv në ndeshjen Basel- Grasshopers që përfundoi 4-0, shkruan 20min.ch.
Në minutën e 31 të kësaj sfide, gjyqtari kryesor i takimit ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin e Baselit, Janko, për një ndërhyrje të ashpër.
Ndërkohë që të gjithë futbollistët vendas po protestonin ndaj veprimit të gjyqtarit, Xhaka iu afrua futbollistit kundërshtar Moritz Bauer duke e kapur për flokësh, transmeton “albinfo.ch”.
Ky veprim nuk u vërejt nga gjyqtarët dhe Xhaka luajti 90 minuta në këtë ndeshje, mirëpo Komisioni i Disiplinës mori pamjet filmike si provë duke e pezulluar shqiptarin me 4 ndeshje.
Xhaka pritet të mungojë në sfidën ndaj Vaduzit, Thunit, Luganos dhe St. Gallenit.