Taulant Xhaka do t’i japë fund karrierës si futbollist aktiv pas 13 sezoneve të luajtura, 10 trofeve të fituar e mbi 400 ndeshjeve të zhvilluara me fanellën “kuqeblu” të Baselit.
Kështu ka njoftuar futbollisti 33-vjeçar për faqen zyrtare të Baselit të mërkurën.
Tërheqja e tij nga loja aktive vjen më herët se që ishte pritur, kur dihet fakti se kontrata e tij me FC Baselin përfundon në vitin 2027.
Xhaka mishëron ngjyrat e FCB si askush tjetër. Me përjashtim të një huazimi për një vit e gjysmë te GC, tashmë 33-vjeçari ka luajtur vetëm për “Kuqeblutë”. Në 13 sezonet e tij për FCB, Xhaka ka luajtur 406 ndeshje konkurruese deri më tani, duke festuar 6 tituj kampion zviceran dhe 3 suksese në kupë. Së fundmi, Xhaka ka luajtur vetëm në mënyrë sporadike në Basel.
Xhaka iu bashkua ekipit të të rinjve të FCB në moshën 12-vjeçare dhe u bë një figurë identifikuese me “Bebbi”. “Ajo që kam qenë në gjendje të përjetoj me këtë klub deri më tani ende duket si një ëndërr për mua – veçanërisht si një lojtar i Baselit,” citohet të ketë thënë Xhaka në deklaratën e FCB.