Ndeshja ndërmjet Baselit dhe Grasshopperit ishte e veçantë për një arsye. Taulant Xhaka është lojtari i fundit që ka mbetur në skuadrën e Baselit prej grupmoshave të kadetëve deri te seniorët, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Dialekti gjerman i Bazelit nuk flitet më në skuadër, pasi Xhaka ka mbetur vetëm.
Në Sait Gallen luajnë në sulm dy ish-bazelistë, Roman Buess dhe Albian Ajeti. Mbase së shpejti njëri sosh mund të kthehet në Basel. Por, përsëri Xhaka është i vetmi që prej në fillim të karrierës ka veshur vetëm një fanellë: atë të qytetit të tij të lindjes, edhe pse ishte i huazuar për një sezon.
Taulanti është edhe simbol i skuadrës dhe qytetit, si dhe padyshim njëri nga futbollistët kyç të kësaj skuadre që po dominon në futbollin zviceran.