Shqipëria po vëzhgon futbollistët që luajnë në ligat evropiane, e njëri ndër ta është edhe futbollisti i talentuar shqiptar që paraqitet te Young Boysi, Taulant Seferi, raporton albinfo.ch.
Siç bëjnë të ditura mediat shqiptare ai po vëzhgohet nga Shqipëria U-23 dhe pritet të ftohet për ndeshjen ndaj Moldavisë më 23 mars.
Një i afërm i tij ka konfirmuar se ai ka marrë ftesë nga Shqipëria U-21 për t’u paraqitur në këtë ndeshje.
Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi ka besim të madh te mesfushori nga Kumanova, i cili së shpejti pritet të shpërthejë te kuqezinjtë e rinj.
20-vjeçari para pak kohësh vendosi të braktisë Maqedoninë për t’u veshur kuqezi.