Task Forca zvicerane për Covid-19 ka publikuar një dokument të ri strategjik, i cili përshkruan masat që duhet të merren tani kur kemi një numër të rritur ndjeshëm të rasteve të infektimit rritet, shkruan srf.ch.
Aty thuhet se është veçanërisht e rëndësishme të zbatohen masat në një fazë të hershme para se rritja eksponenciale e infeksioneve të vështirësojë kontrollin mbi përhapjen e virusit.
Pas fushatave informuese, grupi i punës (Task Forca) rekomandon që maska mbrojtëse të përdoret me detyrim në vend të trajtimit vullnetar që i është bërë deri më tani, transmeton albinfo.ch. Kjo shihet e nevojshme veçanërisht në transportin publik dhe në lokalet ku nuk mund të mbahet distanca e nevojshme minimale, si dhe për personat mbi 60 vjeçarë dhe grupet e rrezikut.
Task Forca me këtë rast mbështetet në një dokument të mëparshëm i cili thotë se vendosja e maskës mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit deri në 80 për qind, përcjell albinfo.h. Dokumenti në fjalë gjithashtu – në kundërshtim me deklaratat e hershme të BAG në fillim të pandemisë – thekson se mbajtja e maskës jo vetëm që mbron të tjerët, por edhe personin që mban maskën.
Ndër masat e mëtejshme në të cilat është fokusuar Task Forca zvicerane janë: izolimi i sërishëm i grupeve të rrezikuara, ndalimi i aktiviteteve me shumë njerëz dhe mbylljet e lokaleve.