Vullnet Tashi është shpallur fitues i turneut të dhjetë të tenisit “Dielli TEB Open 2011”.
Të dielën Tashi, që bën karrierë në Zvicër, në finale mposhti fituesin e vitit të kaluar dhe bartësin e parë, Gurash Hasanin me 2:0 në sete (6:4 e 6:2). Në konkurrencën e çifteve, fitues dolën Granit Bajraliu e Behar Kurteshi. Në këtë turne, sipas organizatorëve, morën pjesë 40 tenistë, njfotojnë agjensitë e lajmeve nga Prishtina.
Tashi, i cili jeton në Zvicër, është ndër tenistët më të mirë në botë për moshën deri 18 vjeçe.