Në fakt, parashikime pozitive për ekonominë e Zvicrës do të ketë në vitin 2025, mirëpo për vitin 2026 nuk do të jenë aq pozitive, përcjell albinfo.ch.
Ekonomistët e UBS parashikojnë një rritje të PBB-së zvicerane prej 1.3 për qind në vitin 2025 nga 1 për qind.
Megjithatë, ata janë më pesimistë për vitin 2026, për shkak të kërcënimit të tarifave amerikane dhe efektit të tyre destabilizues në ekonomi.
“Në tremujorët e ardhshëm, tarifat amerikane pritet të kenë një ndikim negativ në eksporte dhe për këtë arsye PBB pritet të ngecë”, thanë ekonomistët.
Si pasojë, rritja e PBB-së pritet të ngadalësohet në rreth 1 për qind.