Këshilli Federal i Zvicrës ka hedhur poshtë planin për të sjellë targa të makinave.
Në gusht, qeveria zvicerane njoftoi se do të konsideronte lejimin e pronarëve të makinave që të zgjedhin vetë targat e tyre.
Ishte pjesë e planit për një ridizajnim të plotë të targave pasi kantonet Berna dhe Cyrihu, dy nga zonat më të populluara, po mbarojnë numrin.
Por i gjithë programi i ridizajnimit tani është vënë në pritje – si një masë e kursimit të kostos, transmeton albinfo.ch.
Si masë e përkohshme – ato kantone që nuk kanë numër do të mund të shtojnë thjesht një tjetër.
Deri në fund të vitit të ardhshëm, Cyrihu do të nxjerrë targën e parë me shtatë shifra – në vend të gjashtë shifrave standarde.
Berna do të vijojë menjëherë pas.