Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka transferuar edhe një futbollist shqiptar, shkruan albinfo.ch.
Riza Durmishi mund të konsiderohet përforcimi i mbrojtjes për bardhekaltërit, për të cilin u arrit përfundimisht për 6.5 milionë euro akordi me Real Betis.
Durmishi që përfaqëson Danimarkën dhe luan rregullisht nuk ishte në listën finale për Botërorin e Rusisë, ndërsa tashmë ka zbarkuar ne Romë për vizitat mjekësore.
24-vjeçari me prejardhje nga Maqedonia luajti sezonin e kaluar 24 ndeshje me dy gola të shënuar dhe dy asistime, duke ndihmuar Betis të shkojë në Evropë.
Durmishi është transferimi i parë për Lazion në këtë sezon, por sigurisht se nuk do të jetë i vetmi, derisa priten shumë ardhje në skuadrën kryeqytetase.