Ai ka marrë bindshëm më shumë vota në një sondazh online të hapur nga gazeta e njohur zvicerane, Blick.
Për talentin me rrënjë nga Kosova, i cili luan për Grasshopers GC, kanë votuar jo më pak se 59.627 lexues ndërsa kandidatët tjerë kanë marrë dukshëm më pak vota në këtë garë të Blick-ut, përcjell albinfo.ch.
23.848 kanë votuar për 20-vjeçarin Hopper ndërsa 23 186 i ka marrë Michael Lang nga Bazeli.
Tarashaj deri tani ka shënuar gjashtë gola për GC-në, dhe golin vendimtar të fitores për përfaqësuesen zvicerane U21 kundër Kazakistanit.