Andi Zeqiri me të drejtë po konsiderohet si një nga futbollistët më të talentuar shqiptarë. Ai paraqitet për të rinjtë e Juventusit, njofton albinfo.ch.
Të rinjtë e Juventuesit në ndeshjen e fundit mundi 1:0 Sampdorian. Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi 17-vjeçar me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër, Andi Zeqiri.
Juventusi i të rinjve pretendon titullin kampion dhe drejtohet nga një ish-futbollist kampion bote me Italinë në 2006-n, Fabio Grosso.
https://www.youtube.com/watch?v=K_EoQi-FOL4