Vitin e kaluar morën Andi Zeqirin, kurse këtë vit, Qëndrim Kameraj. Juventusi duket se po i pëlqejnë futbollistët shqiptarë, raporton albinfo.ch.
Siç shkruajnë mediat italiane, Juventusi ka arritur marrëveshje me sulmuesin 18-vjeçar, Qëndrim Kameraj, i cili është blerë nga skuadra e Luzernit.
Ai do të luajë fillimisht për të rinjtë e Juventusit dhe nëse bind drejtuesit e skuadrës do të luajë edhe në ekipin e parë.
18-vjeçari ka luajtur edhe për kategoritë e reja të Zvicrës.