Në prag të fillimit të sezonit të stërvitjeve të rregullta, ekipi i FC Aarau e ka angazhuar në radhët e veta mesfushorin e ri shqiptar, Gëzim Pepshi duke e huazuar nga FC Baseli.
Në Ligën promovuese, talenti 19-vjeçar shqiptar ka luajtur në 22 ndeshje, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Përpos kësaj, ai ka marrë pjesë edhe në katër ndeshje të të rinjve për ekipin e FC Baselit, në Uefa Youth League.
Në të kaluarën, shtetasi i dyfishtë Gëzim Pepshi, ishte thirrur edhe disa herë për skuadrat juniore të Shqipërisë (U17) dhe Zvicrës (U18/U19).