Me 66 vota për 3 kundër dhe asnjë abstenim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministri i parë shqiptar duke shënuar historinë. Ai para pak minitash dha edhe betimin para Kuvendit.
Pas pozitës që ushtronte deri më tash si kryetar Kuvendi e nga e cila dha dorëheqje ditë më parë, Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike maqedonase për 100 ditë deri në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Xhaferi para deputetëve paraqiti edhe programin dhe përbërjen e qeverisë teknike.
Ndërkohë që opozita shqiptare e cila edhe e paralsjmëroi më parë nuk ishte pjesë e votimit.