Talat Xhaferi është votuar si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Këtë të hënë ka marrë detyrën zyrtarisht nga Dimitar Kovaçevski.
“Dita e parë Kryeministër. Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim. Të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u jam qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë. Ashtu është edhe tani, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane”, ka thënë Xhaferi.
Xhaferi do të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut për 100 ditë si shef i qeverisë teknike.