Në mars 2024 votuesit zviceranë miratuan një masë për të paguar një pension shtetëror shtesë për një muaj për pensionistët.
Qeveria vendosi të financojë këtë lëvizje duke rritur Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) – taksën e sheshtë që i shtohet kostos së artikujve që blejnë konsumatorët. Megjithatë, shuma e rritjes nuk ishte përcaktuar ende.
Tashmë Këshilli Federal ka vendosur rritjen në 0.7 për qind, që do t’i shtohet normës aktuale të TVSH-së prej 8.1 për qind, transmeton albinfo.ch.
Me këtë lëvizje, qeveria do të mbledhë 450 milionë franga për të financuar koston e pensionit të 13-të nga viti 2026.