Skip to content

Takohen Hoxhaj dhe Kosnett: Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Phillip Kosnett. Në këtë takim u bisedua për rezultatin e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve. Hoxhaj tha se Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership. “Mirëprita ambasadorin amerikan në Kosovë në zyrat e […]

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Phillip Kosnett.

Në këtë takim u bisedua për rezultatin e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve.

Hoxhaj tha se Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership.

“Mirëprita ambasadorin amerikan në Kosovë në zyrat e PDK-së për të diskutuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, me theks të veçantë në rezultatet e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja. Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership”.