Delegacionin nga Presheva e përfaqësonin deputeti popullor në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Shqiptarëve, Galip Beqiri.
Takimi u mbajt në vazhdën e bisedimeve me të gjitha institucionet dhe mekanizmat shqiptar të rajonit, me qëllim hartimin e një strategjie të përbashkët për diasporë.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, tha se, politikat ndaj diasporës duhet të jenë të koordinuara me gjithë spektrin politik shqiptar, si në Kosovës ashtu edhe jashtë saj, pasi, siç tha ai, diaspora është një dhe e pandarë, pavarësisht se nga cili vendbanim shqiptar vijnë ata.
Liderët politik shqiptarë të Luginës së Preshevës, falënderuan ministrin Makolli për angazhimin në koordinimin politikave të përbashkëta karshi çështjeve që prekin interesin e diasporës.