Ky është takimi i parë në rang presidentësh mes të dy Koreve.
Në një moment plot simbolikë, lideri koreanojugor Moon Jae dhe Kim shtrënguan duart në kufi, në të dyja anët e tij për të qenë të saktë, pasi Kim e ftoi Presidentin e Koresë së Jugut që për pak çaste të kalonte kufirin drejt Veriut. Ndryshimi i situatës është kolosal, pasi vetëm pak muaj më parë diskutimi mes vendeve ishte luftarak, ndërsa tani ata mund të diskutojnë paqen dhe armët bërthamore. Sipas mediave kineze, kjo kthesë e lidershipit koreanoverior ka ndodhur si pasojë e një dëmtimi masiv të malit ku kryheshin testet bërthamore të saj dhe ku gjatë shtatorit 2017 vdiqën rreth 200 persona.
Tema kryesore e bisedimeve është hapja e vendit komunsit, ndërsa si këmbim ajo do shmangë testet bërthamore dhe furnizimet me uranium.
