Numri i futbollistëve shqiptarë në Grasshopper vazhdon të rritet, derisa futbollisti i fundit që ka nënshkruar është Gjelbrim Taipi, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori shqiptar ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë, kurse nga vera e vitit të kaluar ishte pjesë e St. Gallen.
“Nga sot jam pjesë e skuadrës së Grasshopper për dy vjet e gjysmë të ardhshme. Është kënaqësi të jesh pjesë e kësaj skuadre, më të trofeshme në kampionatin zviceran.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që ma keni dhënë deri tani, si në momentet e mira, ashtu edhe në ato të vështirat”, ka shkruar futbollisti shqiptar në Facebook.
Taipi më herët ka qenë pjesë e Shqipërisë U-21, derisa pret që të ndihmojë skuadrën e tij në stinorin pranveror.