Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në takimin që ka pasur me shefen e misionit për sundim të ligjit të EULEX-it, Aleksandra Papadopoulou, ka thënë se është më se i nevojshëm të bëhet sa më parë sqarimi i fakteve në çështjen e provimit të Jurisprudencës së Kryeprokurorit Lumezi .
“Për këtë, edhe një herë kërkova zotimin edhe të Shefes së EULEX-it, Papadopoulou, gjatë një takimi që pata me të.
Është e rëndësishme që supozimet t’u lënë hapësirë fakteve konkrete dhe që ky proces verifikimi të përfundojë sa më parë, në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe të ruhet kredibiliteti i institucioneve tona”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.