Deklaratën e tij Tadiq e ka bërë gjatë debatit televiziv me rivalin radikal, Timosllav Nikoliç, kryetar i Partisë Progresiste Serbe. “Nuk do të heq dorë nga kjo politikë”, ka thënë Tadiç, transmeton “REL”.
Ndërsa kkandidati tjetër për presidetn, Nikoliq ka deklaruar se çështja e Kosovës duhet të negociohet dhe ka akuzuar rivalin se ka frikë të përballet me përgjegjësitë.
Në këtë drejtim, kreu i Partisë Progresiste Serbe ka sqaruar se Tadiq nuk do që në Serbi të arrihet konsensusi për politikën që duhet ndjekur ndaj Kosovës.
Tadiç shprehet i bindur se me politikën “Edhe BE-në, edhe Kosovën” do të arrijë integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe në të njëjtën kohë të ruajë sovranitetin e Serbisë ndaj Kosovës.
Në raundin e parë të zgjedhjeve dy kandidatët siguruan një përqindje votash pothuajse të barabartë, Tadiq 25.31%, ndërsa Nikoliq 25.05%.
Presidenti i dorëhequr, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, konsiderohet favorit për raundin e dytë të së dielës së ardhshme.