Kur do kompjuter të fuqishëm, zakonisht kërkon për një desktop, ose ndonjë laptop të shtrenjtë. Por, iPad Pro që Apple hodhi në treg së fundmi duket se i arrin ato nivele edhe pse është tabletë.
Sipas matjeve nga Geekbench, një bërthamë procesori e iPad Pro është e fuqishme pothuajse sa bërthama e laptopit MacBook pro, që ka procesor Intel i7, transmeton “TCH”.
Edhe pse Greenbench nuk është mënyra më e mirë për të krahasuar shpejtësitë me laptop, ajo që dihet me siguri është që iPad Pro i ri është 94% më i shpejtë se versioni i fundit, i vitit të shkuar, përcjell albinfo.ch.