“Ta njohim turizmin në Kosovë”, është një aktivitet nga Ministria e Kosovës dhe Investimeve Strategjike, që gjatë muajit qershor do të mbahet në Suedi e Zvicër.
MDIS ka njoftuar se ky aktivitet ka të bëjë me potencialet e turizmit dhe shkëmbimet bilaterale mes shteteve, përcjell albinfo.ch.
Ky aktivitet i organizuar nga MDIS në bashkëpunim me MTI-në/KIESA dhe Universitetin Popullor Shqiptar në Gjenevë, do të mbahet në këto data:
7 qershor 2019 – Vendi: Gjenevë – Zvicër (Uni Mail 40, Bd Du Pont-D’arve CH-1205 Geneve, Salle MS 130))
8 qershor 2019 – Vendi: Malmo – Suedi (Qendra Kulturore e Kosovës, Ostra Hindbyragen 268 213 74 Malmo)