Gjiganti amerikan “T-Mobile” ka arritur marrëveshje për t’i blerë aksionet e kundërshtarit “Sprint”, në vlerë prej 26 miliardë dollarësh.
Drejtuesit e këtij rrjeti të telefonisë planifikojnë të themelojnë një kompani më konkurruese me rreth 130 milionë klientë, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja po konsiderohet si shumë e rëndësishme nga ekspertët. Shefi i “T-Mobile”, John Legere, lajmin e bëri të ditur në Twitter, duke thënë se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë të gjithë konsumatorët amerikanë.