Të premten është ushtruar një aksion i madh kontrollimi në rrugët e kantonit Obwalden, me ç`rast janë kontrolluar rreth 150 makina bashkë me ngasësit e tyre.
E veçanta e këtij aksioni ka qenë fakti se në të, bashkë me policinë e komunikacionit kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të SWISCOY-t, të cilët po përgatiten në një qendër trajnimi për angazhimin e tyre në Kosovë.
Në ushtrimin me emrin e koduar “Casablanca” kanë marrë pjesë 40 ushtarë dhe eprorë të Swisscoy-t, shkruan Obwalden Nachriochten.
Arsyeja e ushtrimit të ushtarakëve me policët është stërvitja e pjesëtarëve të SWISCOY-t për të qenë në gjendje për të ndihmuar policinë e Kosovës në kuadrin e bashkëpunimit të forcave të atjeshme ndërkombëtare me policinë.