Kompania Ajrore e Zvicrës “Swiss” po ul më tej operacionet e fluturimit për shkak të kufizimeve të ashpërsuara të udhëtimit. Në Gjenevë, Swiss përkohësisht zvogëlon numrin e operacioneve të fluturimit në një “minimum absolut”, shkruan kompania në një komunkatë të saj.
Një nga arsyet për këtë është se në Aeroportin e Gjenevës ende nuk ka infrastrukturë për testet e koronës, raporton srf.ch.
Megjithatë angazhimi afatgjatë i kompanisë në Gjenevë do të mbetet në fuqi.
Në Aeroportin e Cyrihut, që është edhe platformë e madhe lidhjesh ajrore, një pjesë e madhe e linjave kontinentale dhe ndërkontinentale ende po arrihet të mirëmbahen, transmeton albinfo.ch.
Kjo bëhet e mundur falë fluturimeve me qëllim furnizimi dhe atyre të ngarkesave.
Por edhe atje, oferta e fluturimeve tashmë shumë e reduktuar do të reduktohet përsëri nga 1 shkurti. Pasagjerët, fluturimet e të cilëve do të anulohen mund të ndryshojnë datën e rezervimit të tyre falas ose t’u kthehet bileta.
Këshilli Federal ka vendosur të mërkurën e kaluar që për të hyrë në Zvicër, nga 8 shkurti, secilit do t`i kërkohet testi negativ, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, udhëtarët nga vendet me rrezik të shtuar të infeksionit duhet të mbyllen në karantinë.