Swiss raporton rënie në fitim për 17 për qind në 306 milionë franga. Arsyet për rezultatin e keq thuhet të kenë rezultuar me dobësimin e ekonomisë zvicerane dhe me rritjen e çmimeve të karburantëve.
Po ashtu ndikim negativ në të ardhurat e Swiss-it kishte edhe termeti dhe kriza bërthamore në Japoni dhe trazirat politike në Afrikën e Veriut, tha të enjten menaxheri i përgjithshëm i kompanisë zvicerane, Harry Hohmeister.
Swiss tha se rënie drastike kishte shënuar sidomos në tre muajt e fundit të vitit, kur çmimet e kerozinës u shtrenjtuan shumë.
Swiss si degë Lufthansa-s ka njoftuar të enjten se në vitin 2011, megjithatë, shitjet u rritën 3 për qind në 4.93 miliardë franga.
Edhe në vitin 2012, sipas prashikimeve të Swiss-it nuk pritet asnjë ndryshim në tregun ajror zviceran.
Më shumë se 15 milionë pasagjerë fluturuan vitin e kaluar me kompaninë ajrore Swiss.