Si shumë linja ajrore të tjera, transportuesi kryesor i Zvicrës njoftoi se nuk do të fluturojë më mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë, transmeton albinfo.ch.
Vendimi u mor pas ridrejtimit të një avioni europian në Minsk të dielën e kaluar për të arrestuar një disident të regjimit Aleksandër Lukashenko.
Oraret për fluturimet dhe lidhjet SWISS nuk do të ndikohen nga ndryshimi në rrugën e fluturimit, përveç “disa minutave më shumë” që mund të marrë një fluturim Cyrih-Hong Kong, tha linja ajrore.