Prodhuesi i njohur zviceran „Swatch” vitin e ardhshëm do të sjellë një bateri për orët e zgjuara. Siç raporton “Handelszeitung” kjo bateri do t’u mundësoj orëve të zgjuara të punojnë gjashtë muaj pa pasur nevojë që të mbushen.
Drejtori i “Swatch”, Nick Hajek, ka deklaruar se secili që sjellë bateri të tilla në tregun e orëve të zgjuara, e cila nuk ka nevojë të mbushet 6 muaj, do të ketë përparësi në raport me konkurrencën, transmeton albinfo.ch.
Swatch në bashkëpunim me prodhuesit e baterive “Renata”, sjell në treg baterinë që jo vetëm do të punojë në orët e zgjuara, por që edhe do të ndihmojë veturat.
Swatch tashmë ka promovuar orën e zgjuar “Tousch Zero One”.