Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë që me blerjen e këtyre armëve do të rritet efikasiteti në luftimin e krimit.
“Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Tutje ai ka falënderuar Kroacinë për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës për blerjen e këtyre armëve.