Ndërmarrja “Trepça” ka suspenduar edhe gjashtë minatorë grevistë.
Sipas dokumentit, të publikuar nga Klan Kosova, ata janë suspenduar nën arsyetimet si: Pengimi në procesin e punës, refuzimi i paarsyeshëm për kryerjen e detyrave të punës, pengim i personit të autorizuar apo komisionit përkatës që të kryejë punën e vet, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, ditë më parë menaxhmenti i Trepçës, suspendoi edhe katër punonjës të tjerë, nën arsyetime të tjera.