Trajneri i Sionit, Paolo Tramezzani ishte afër shkarkimit për shkak të rezultateve negative në ndeshjet e fundit, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, për ta shpëtuar trajnerin italian, ish-ndihmësin e Kombëtares shqiptare është përkujdesur futbollisti shqiptar Ermir Lenjani, me një supergol.
Sioni fitoi 2:1 ndaj Luganos në udhëtim, ku golin e dytë e realizoi Lenjani në minutën e 74-t. Për Sionin në këtë ndeshje u aktivizuan edhe dyshja shqiptare Burim Kukeli dhe Pajtim Kasami.
Me fitoren e fundit Sionit është ngritur në vendin e pestë në renditje, me 11 pikë në 8 ndeshje.
http://www.dailymotion.com/video/x61ietp