Futbollisti Xherdan Shaqiri ka njoftuar se zyrtarisht i ka thënë lamtumirë kombëtarës së Zvicrës, pas plot 14 vjetësh, përcjell albinfo.ch.
Kontributi i Shaqës për helvetikët ishte shumë i madh.
Ai i zhvilloi 125 ndeshje për kombëtaren zvicerane, duke i shënuar 32 gola.
32-vjeçari po ashtu i ka realizuar pesë gola në kampionatin evropian dhe pesë në botëror.
Shume gola, Xherdan Shaqiri i realizoi në mënyrë mjeshtërore.