Zvicra ka mundur Islandën me rezultat të thellë 6:0, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Gjurmë kanë lënë edhe futbollistët shqiptarë. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka luajtën nga fillimi, ku Xhaka ishte kapiten i Zvicrës, duke shuar të gjitha dilemat.
Në pjesën e parë Zvicra po udhëhiqte me rezultat 2:0 me golat nga Zuber dhe Zakaria.
Në minutën e 53-të, Xherdan Shaqiri ka shënuar super gol për Zvicrën nga gjuajtja e lirë.
Golin e katërt e realizoi Haris Seferoviq, derisa të pestin Albian Ajeti. Ky ishte goli i parë me Zvicrën në ndeshjen e parë. Ai realizoi në minutën e 71-të, pasi vetëm shtatë minuta më parë kishte hyrë në lojë.
Rezultatin përfundimtar e vulosi Admir Mehmedin, i cili shënoi në minutën e 82-të, vetëm dhjetë minuta pasi hyri në lojë.
https://www.youtube.com/watch?v=unvMWLjeRoY
https://www.dailymotion.com/video/x6tb4sc
https://www.dailymotion.com/video/x6tb80w