Mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami është në top formë në këtë sezon. Ai edhe në ndeshjen e fundit ishte futbollisti më i mirë i ndeshjes për Sionin, që shënoi fitore të rëndësishme ndaj Luzernit në shtëpi me rezultat 2:0.
Kasami dhe Bastien Toma ishin nga fillimi për Sionin, derisa Shkëlqim Demhasaj, luajti 66 minuta për Luzernin.
Kasami në minutën e 79-të, kaloi në epërsi vendasit me një super gol. Mesfushori shqiptar driblon bukur mes dy kundërshtarëve dhe me një gjuajtje nga distanca shënon për 1:0. Ky ishte padyshim një nga golat më të bukur në këtë sezon në Zvicër.
Më pas Kasami asistoi për Mvend në minutën e 96-të për 2:0. Pajtim Kasami ka pesë gola dhe dy asistime këtë sezon në Superligën Zvicerane.
Sion ndodhet në vendin e pestë me 20 pikë, derisa Luzern në vendin e shtatë me 19.