• 200 gr mish zogu,
• 1 qepë,
• 100 gr karota,
• Kripë,
• Vegetë,
• 1 lugë gjalpë,
• 1 vezë,
• 1 lugë ajkë (sipas dëshirës mund t’i shtohen bizele dhe kokrra misri).
Përgatitja:
Fërgohet qepa e grirë hollë dhe karotat e prera në rrathë.
I shtohet mishi i prerë në kubikë, fërgohet bashkë me qepë, i shtohet 1 lugë miell dhe duke e përzier vazhdimisht, i shtohen 1.5 lit ujë, kripë, vegetë dhe piper.
Pasi të jetë zier mishi, largohet nga zjarri. Supës i shtohet një vezë e tundur me një lugë ajkë. Shërbehet e nxehtë.
Ju bëftë mirë!
