Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, priti në takim rasti themeluesin e platformës Informative AlbInfo në Zvicër dhe njëherit Shef i zyrës për integrim në qytetin e Lozanës, Bashkim Iseni.
Iseni me këtë rast i dorëzoi Kryetarit Suma ftesën për pjesëmarrje në Debatin Perspektiva Evropiane e Kosovës në kuadër të Konferencës Lozanë-Mesdhe e cila pritet të mbahet gjatë muajit tetor të këtij viti.
Ai tha se pjesëmarrja e Kryetarit Suma në këtë konferencë do të jetë mundësi e jashtëzakonshme në promovimin e funksionimit të pushtetit lokal në Kosovë si dhe rast që në takim me nikoqirët e kësaj konference të bashkëbisedohen mundësit për bashkëpunim konkret të Komunës së Hanit të Elezit dhe qytetit të Lozanës.