Sulmuesi i Turqisë, Cenk Tosun është ndëshkuar me karton të kuq në miqësoren e skuadrës së tij kombëtare kundër Tunizisë të premten, takim që u zhvillua në Gjenevë, pasi bëri shenjën e prerjes së fytit ndaj tifozëve dy herë.
Vetëm pesë minuta pasi shënoi gol nga penalltia, 26-vjeçari u përfshi në një sherr verbal me një tifoz turk.
Ndeshja madje u pezullua sepse Tosun u afrua për nga tribuna e stadiumit të Gjenevës dhe i bëri me shenjë tifozit se do t’i priste fytin, përcjell albinfo.ch.
Por pasi shokët e skuadrës dhe pjesëtarë të stafit e mbajtën dhe e shtynë të rifutej në lojë, ai e bëri veprimin sërish, ndërsa gjyqtari zviceran San Fedayi e ndëshkoi direkt me karton të kuq për veprimin.
Ndeshja përfundoi 2:2. “Ktheva kokën nga tribuna dhe pashë babanë tim të përfshirë në një sherr. Nuk e di gjithë historinë, por pashë që po e kërcënonin dhe karakteri është më i rëndësishëm se sa futbolli për mua”, ka thënë futbollisti i Evertonit.
https://www.instagram.com/p/BjhoD_UF0-J/?taken-by=topchannel_news