Sulmuesi shqiptar, Pajtim Kasami me golin e tij i ka siguruar fitoren vendasve në ndeshjen mes Sionit dhe Baselit, shkruan albinfo.ch.
Sioni ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Baselit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Zvicrës.
Sulmuesi shqiptar, në minutën e 29-të, shënoi golin e vetëm në këtë fitore, duke i siguruar kështu tri pikë të vlefshme skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Sioni gjendet në vendin e tetë me 27 pikë apo dy më shumë se pozita e nëntë që dërgon në barazh.
Ndryshe, ky ishte goli i 10-të këtë edicion nga Kasami në Superligën e Zvicrës.