Një person i armatosur hapi zjarri në një sinagogë në Kaliforni gjatë të shtunës, dukë lënë të vdekur një person dhe tre të tjerë të plagosur, ka njoftuar policia.
19-vjecari J.E. është arrestuar pas sulmit në Poway, shkruan bbc, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimeve, në sinagogë po festoheshin Pashkët kur sulmoi personi në fjalë, e policia ende nuk i di motivet.
Sulmi ka ardhur gjashtë muaj pas të shtënave në Pittsburgh, në tetor të vitit 2018, ku humbën jetën 11 persona, përcjell albinfo.ch.