Autobusi kishte qenë i mbushur me udhëtarë shqiptarë nga Kosova, të cilët po udhëtojnë në drejtim të disa qyteteve të Gjermanisë.
Ky sulm ka shkaktuar vetëm dëme materiale ku është thyer xhami i përparmë i autobusit.
Mjeti ishte duke kaluar në Krushevac kur është gjuajtur me gurë në drejtim të tij.
Edhe pse i përkiste një agjencie kosovare, autobusi është me targa të Shqipërisë. Mjeti është ndalur në një vend të sigurtë dhe me rastin tashmë po merret policia e Serbisë, raporton Insajderi, përcjell albinfo.ch