Skip to content

Sulm në Teksas, ShBA, të vrarë dhe të lenduar

Viktima të shumta kanë mbetur sot gjatë një të shtëne në qendrën tregtare Walmart në El Paso, Teksas.

 

Departamenti i Policisë El Paso paralajmëroi njerëzit përmes Twitter të qëndrojnë larg zonës Cielo Vista Mall. Që nga 12:11 pasdite me kohën lokale, skena kishe mbetur aktive, ka thënë policia.

Autoritetet kanë thënë që paktën një i dyshuar është marrë në paraburgim.

Enrique Duenas-Aguilar, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve El Paso, duke qenë pjesëmarrës i urgjencave, ka potencuar se janë  transportuar 18 persona të plagosur në spitalet e afërta, përcjell albinfo.ch

“Tani nuk kemi numër të saktë mbi numrin e viktimave”, ka thënë z. Duenas-Aguilar, raporton media New York Times.