Sulmuesi i armatosur, i cili filloi të qëllonte me armë pasi vetura e tij u ndalua nga policia, u vra nga forcat e sigurisë pasi kishte hyrë në parkingun e një kompleksi të lokaleve zbavitëse.
Mes të tjerash raportohet se në mesin e personave të vrarë është edhe një foshnje17-muajsh. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e spitalit në Odessa të Teksasit, transmetojnë mediat kosovare.
Ky është sulmi i dytë masiv në Teksas vetëm gjatë gushtit. Më 3 gusht, një sulmues i vrau 22 persona dhe i plagosi 24 të tjerë në El Paso.