Një sulm në një shkollë fillore tronditi mëngjesin e sotëm Finlandën, përcjell albinfo.ch.
3 fëmijë të moshës 12-vjeç janë plagosur si pasojë e shtënave me armë në një shkollë në qytetin finlandez Vantaa. I dyshuari, gjithashtu një 12-vjeçar, ka tentuar të arratiset, por më vonë është arrestuar nga efektivët e policisë.
Nuk dihet ende se si ka arritur 12-vjeçari ta sigurojë armën e përdorur për sulmin ndaj shkollës që numëron 800 nxënës nga klasa e parë deri tek e nënta dhe 90 pjesëtarë stafi. Fëmijët sapo kishin rinisur mësimin pas fundjavës së Pashkëve katolike. Të plagosurit janë dërguar në spital, tha një zëdhënës i Policisë për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Rreziku kaloi, nuk ka më urgjencë tjetër“, pohoi drejtori i shkollës “Viertola”, Sari Laasila, duke mos dashur të komentojë më shumë rreth incidentit.