Raportohet se një shpërthim ka ndodhur në pikën e kontrollit policor te “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës, përcjell albinfo.ch.
Ky sulm është komfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Ai është shprehur se dyshohet se me një mjet piroteknik, i kombinuar me lëndë djegëse, është sulmuar një kioskë e Policisë, por që nuk ka të lënduar.
Është bërë e ditur se ajo pikë nuk është statike, për çka ka bërë që policët të mos jenë aty.
Ndërkaq në raportin e Policisë, vepra është iniciuar si “vepër terroriste”.
Ndërkohë në një rast tjetër Policia derisa ishte duke kontrolluar veturat në veri, një automjet nuk i është bindur urdhrit.
Policia është vënë në ndjekje, ndërkaq i dyshuari e ka ndaluar veturën dhe ka ikur në këmbë.
Elshani ka bërë të ditur se pas kontrollimit të veturës, nuk ka pasur asgjë të dyshimtë.