Një “grabitje” ndodhi në hapjen e Muzeut të Luvrit të dielën në mëngjes. Ministrja franceze e Kulturës Rachida Dati ka shkruar për këtë sulm në platformën X.
Nuk pati të lënduar, vazhdon raportimi i ministres Dati, transmeton albinfo.ch. Ajo ishte në vendngjarje dhe po punonte me ekipet e muzeut dhe policinë.
Muzeu, nga ana e tij, njoftoi se do të mbetej i mbyllur për “arsye të jashtëzakonshme”.
Kishin qenë disa persona që kishin hyrë në muze, raporton agjencia e lajmeve AFP, duke cituar burime pranë ministrisë së kulturës.
Deri më tani nuk është publikuar asnjë informacion në lidhje me veprat e mundshme të artit të vjedhura.