Një sulm me armë ka ndodhur këtë të hënë në zonën e Highland Park të Çikagos në SHBA, gjatë paradës për festën e pavarësisë së vendit.
Autoritetet lokale bënë me dije se po i përgjigjen sulmit, teksa dyshohet se deri më tani një grua ka humbur jetën.
Ende nuk është konfirmuar nëse ka viktima të tjera apo të plagosur nga ky sulm.
Qyteti i Highland Park, një periferi rreth 25 milje në veri të Çikagos, tha se parada është anuluar dhe këshilloi njerëzit të shmangin qendrën e qytetit.
Të shtënat me armë u regjistruan 10 minuta pas fillimit të paradës. Disa dëshmitarë thanë se dëgjuan rreth 20-25 të shtëna.