Incidenti që kishte ndodhur në mëngjes në një stacion të metros në Bruklin, i cili ishte mjaft i ngarkuar, ku CNN dhe media të tjera raportuan se të paktën pesë persona janë plagosur me armë zjarri, teksa janë thirrur në burime brenda Departamentit të Zjarrfikësve të Nju- Jorkut.
Sipas burimeve të pakonfirmuara, flitet edhe për viktima, por deri tani është i paqartë numri i personave të plagosur, përfshirë edhe të atyre që janë qëlluar me armë zjarri, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.
Associated Press duke u thirrur në burime që kanë njohuri me hetimin e kësaj ngjarjeje, tha se informacionet paraprake sugjerojnë se një i dyshuar ishte veshur me rroba të punëtorëve ndërtimorë dhe kishte një gazmaskë.
Një fotografi nga skena shfaqi njerëz që ndihmonin pasagjerët e gjakosur, të cilët ishin të shtrirë në stacionin e metrosë.
Kryetari i Nju Jorkut, Eric Adams, tha se është informuar për të shtënat në stacionin në Bruklin.
“Përderisa ne mbledhim më shumë informacione, u bëjmë thirrje njujorkezëve që të qëndrojnë larg kësaj zone për sigurinë e tyre dhe në mënyrë që zyrtarët të mund të ndihmojnë ata që kanë nevojë dhe të hetojnë rastin”, shkroi në Twitter Fabrien Levy, zëdhënësi i kreut të Nju- Jorkut.